06/02/08
E Merkure, 24 Tetor 2007
Ushtare te armatosur jane vendosur ne ane te nje teli rrethues, qe i hap rrugen nje xhipi me investitore. Ato po ruajne pjesen ballore te Viles se Mbretit Zog ne Durres. Bashkia e qytetit, se fundi, ka dhene lejen per rinovimin e nje prej ndertesave luksoze te familjes mbreterore, ndertuar qe ne vitin 1930. Alban Xhillari, nje ndertues nga Tirana, ne bashkepunim me kompanine britanike te konsulences, HLL Humbert's Leisure, do te investoje 20 milione euro per te ndertuar 50 apartamente luksoze, qe do t’u shiten investitoreve nderkombetare. Te tilla investime dhe ndertesa me kete lloj niveli te larte ka pak ne Shqiperi, e cila eshte vendi i dyte me i varfer ne Evrope. Me se shumti, turistet qe e vizitojne jane shqiptare nga Kosova ose turiste ditore, qe vijne me anije nga Korfuzi. Vija bregdetare e Shqiperise eshte e pazhvilluar dhe pikerisht per kete shkak eshte duke u bere terheqese per investitoret e huaj. Por tregu sekondar i shtepive eshte ende ne nje stad pak te zhvilluar. Rritja ekonomike ka qene e ngadalte per shkak te mosmarreveshjeve politike, infrastruktures se dobet dhe pamundesive ne furnizimin me uje dhe energji ne shume zona. Xhillari thote, se ai deshiron t’iu ofroje bleresve nderkombetare dicka ndryshe. Ndertesa ka nje rezonance unike historike. Investimi do te ndahet me Princin Leka, i cili eshte zoteruesi i godines ne stadin aktual. “Bleresit e mund te kene te disponueshme apartamentet e tyre per rreth 10 jave ne muaj. Pjesa tjeter e vitit do te jepet me qira per turiste”, tha Xhillari. Leka, i cili ishte vetem dy ditesh kur Zogu dhe familja e tij iken nga Shqiperia per shkak te pushtimit italian te 1939, eshte nder te paret shqiptare, qe ka fituar te drejten mbi pronesine e konfiksuar gjate periudhes komuniste. Ai u rikthye ne Tirane ne vitin 2002, 5 vjet pasi monarkia humbi ne nje referendum. Pallati veror, me shkalle mermeri, dysheme me parket, tavan dekorativ, karakteristik, i punuar me dru arre, me nje dhome te posacme tharjeje, eshte nje dhurate nga Mbreti i Italise, Viktor Emanueli II, i cili e rimori pas ikjes se Zogut nga Shqiperia. Pallati eshte perdorur per partine, dasma ne kohen e komunisteve. Ai eshte grabitur 10 vjet me pare gjate kolapsit qe u krijua nga firmat piramidale. Nje antene celulare eshte instaluar shume afer viles. “Jemi duke planifikuar ndertimin e nje kazinoje pak ne distance dhe restorante, gjithashtu”, tha Xhillari. “Kjo mund te sjelle shume te ardhura, por nga ana tjeter kjo nuk mund te jete e pershtatshme”, tha ai. Nje projekt tjeter i Xhillarit sjell nje memorie te zeze. Ai ka riparuar nje vile ne bregdetin e Vlores, e cila ka qene perdorur nga ish-Kryeministri, Mehmet Shehu, gjate periudhes se komunizmit. Gjithashtu, veriu te Vlores, me pare eshte perdorur gjeresisht per trafikun e emigranteve joligjore me skafe drejt Italise, por tani eshte kthyer ne nje qender turistike. Vila eshte e vendosur ne nje shkemb, qe sheh drejt Adriatikut. Te tilla ndertime do te vijojne edhe ne Durres, me nje numer te vogel apartamentesh, si nje thirrje ndaj te pasurve te rinj shqiptare per t’i blere ato njesoj si te huajt, tha ai. “Vila e Mehmet Shehut ne Vlore ka dicka ekzotike, e cila eshte mjaft terheqese per vizitoret, te cilet jane kurioze te dine se si ka jetuar Mehmet Shehu, lideri i tyre komunist”, tha Remzi Lani, analist per ceshtjet politike ne Tirane.
Marre nga “Financial Time”
Korrik 2007, qeveria i ktheu vilen Zogut
Me 10 korrik te ketij viti qeveria vendosi t’ia kaloje ne administrim te plote vilen mbi kodren e Durresit familjes mbreterore shqiptare, te perfaqesuar nga pretendenti per kete fron, Leka Zogu I. Duke e hequr kete prone private te familjes se Mbretit Zog nga inventari te pronave te paluajtshme te shtetit, duhet te jene pjesetaret e kesaj familje, ata te cilet duhet te kujdesen per te gjitha elementet qe kerkohen per mirembajtjen e kesaj vile mbi kodren e Durresit. Ndonese familjes se Mbretit Zog ne prill te vitit te kaluar ishte marr pronesine e ketij objekti nga nje vendim i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Durres, kjo vile ende mbahej ne inventarin e pronave te paluajtshme te shtetit. Vendimi i qeverise i dha te drejten dhe detyrimin familjes mbreterore shqiptare qe te kujdeset edhe per ruajtjen dhe mirembajtjen e kesaj vile. Keshtu, pasardhesit e Mbretit Zog perfitojne nje siperfaqe prej rreth 5 300 metra katrore nga ky objekt, duke llogaritur edhe pjesen e oborrit qe rrethon vilen.
Historia e viles 80-vjecare
Vila 80-vjecare, e vendosur ne kodren me lartesi 98 metra mbi nivelin e detit, te cilin ajo e sheh nga te tre anet kryesore te konstruksionit te saj me krahet ne forme shqiponje, ishte nje dhurate, qe tregtaret durrsake i blatonin Mbretit Zog I ne vitin 1926. Profesor Kristo Sotiri, arkitekti i laureuar ne Padova dhe Venecia te Italise, i cili kishte mbi shpatulla edhe pervojen 11-vjecare si arkitekt i oborrit te Mbretereshes Elisabeta Karmen Silva te Rumanise, projektoi dhe ndertoi ne koder variantin e pare te njeres prej veprave me te bukura te qytetit me histori 2 700-vjecare. Godina mori formen e bukur perfundimtare ne vitin 1937 nen kujdesin e arkitekteve dhe specialisteve italiane, vetem pak muaj para marteses se monarkut Zog i Pare me konteshen hungareze, Geraldine Apony. Mjediset e brendshme, te zbukuruara hijshem, salla e madhe e pritjeve, shkallet e gjera prej mermeri, kati i siperm qe ishte projektuar enkas per ciftin mbreteror, ballkonet qe shohin krejt gjirin detar te Durresit, jane prove e nje ndertimi modern per vitet 1920-1930.
Vila mbi koden e Durresit per me shume se 40 vjet eshte shfrytezuar si rezidence pritjeje. Ne mjediset e saj kane pushuar emra te njohur te kampit komunist, qe nga Hrushovi deri te princi kamboxhian, Samde Norodom Sihanuk, bashke me gruan e tij te re, Monika, ndersa pas viteve 1990 ish-Presidenti amerikan, Xhimi Karter, eshte nje prej bujtesve te shquar te saj. Por ndertesa me arkitekture te vecante u demtua rende ne mars te vitit 1997, kur brenda dy ditesh ajo u plackit, duke shkaterruar plotesisht edhe sistemin e ndricimit, qe kishte mbetur i paprekur qe ne kohen kur u ndertua. Per disa vite radhazi ajo u shfrytezua nga forcat nderkombetare te NATO-s, qe mberriten ne vendin tone me misione ushtarake.